Aktualitet Sulmi ndaj postës në Bulqizë, ja sa para morën autorët. Policia jep...

Sulmi ndaj postës në Bulqizë, ja sa para morën autorët. Policia jep detajet

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me grabitjen e ndodhur ditën e sotme rreth orës 12 në Fushë Bulqizë.

Sipas të dhënave të para, gjatë grabitjes në filialin e postës janë dëgjuar të shtëna armësh ku dyshohet se janë vjedhur 4 milion e 600 mijë lekë të vjetra.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se një person i maskuar, dyshohet që nën kërcënimin e armës ka vjedhur zyrën e postës që shërben për shpërndarjen e pensioneve në njësinë administrative Fushë Bulqizë, një sasi lekësh.

Është ngritur grupi hetimor dhe po vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.