Kryesore Sulmohet banesa e shefit të policisë, mister autori

Sulmohet banesa e shefit të policisë, mister autori

Mbrëmjen e djeshme banesës së shefit të Policisë së Thethit i është vënë pranë shtëpisë një sasi lënde plasëse.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.