Bota Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 të vdekur dhe 100 të plagosur

Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 të vdekur dhe 100 të plagosur

18 viktima, 13 të humbur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis”që goditi Japoninë ditën e shtunë. Tajfuni në fjalë konsiderohej si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit la një skenë të vërtet shkatërrimi në disa zona të Japonisë.

Qindra mijëra banorë janë larguar nga banesat e tyre dhe gjysmë milioni të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.