Pasi PD- LSI vetëdogjën mandatet e deputetit në një përpjekje për të krijuar një krizë artificiale të rëndë politike në vend, dhe në kushtet që perëndimi tashmë e ka të qartë aktin taktik shantazhues të kësaj lëvizje, ajo që ka mbetur si ilustrim për këtë për vetë Bashën dhe Kryemadhin është batuta se “vendi është në krizë të rëndë politike”. Këtë qëndrim ka shpalosur sonte edhe Presidenti Meta, i cili prej kohësh, hapur, është rreshtuar në krah të PD- LSI.
Ai madje është dhe në kushtet që nuk thërret dot asnjë tryezë partiake, pasi është qartazi i pozicionuar në krah të opozitës, duke sulmuar sa qeverinë, sa Bashkinë e Tiranës, në prag të zgjedhjeve lokale.
Pikëpmajen e Bashës dhe Kryemadhit se vendi është në situatë të vështirë politike, Meta e ka shpalosur sonte edhe gjatë takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Mattheë Palmer. Në një postim në facebook, Meta shkruan se zhvilloi me Palmer një takimi të hapur e miqësorë rreth situatës së vështirë poltike në vend.
“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Mattheë Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta.
Më herët gjatë ditës së sotme, Palmer zhvilloi takim edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilët kanë folur për të njëjtin argument “krizën politike”. .