Politika “Taulant Balla më degjeneroi mbiemrin”, Basha i përgjigjet studentes: Të mos kesh...

“Taulant Balla më degjeneroi mbiemrin”, Basha i përgjigjet studentes: Të mos kesh asnjë ndroje

“Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin”, kështu iu drejtua një studente kreut të PD-së, Lulzim Bashës gjatë takimit të sotëm me të rinjtë ne Elbasan.

Ndërkohë, deklaratës së studentes, Basha iu përgjigj duke thënë: “Të mos kesh asnjë ndroje se ke një mbiemër të bukur. Kurrësesi askush nuk mund ta përlyejë mbiemrin tënd”.

Më tej kryedemokrati shtoi se problematikat e studentes i ka mbajtur shënim dhe do i kthejë përgjigje.

“Zyra ime do të të përgjigjet për të gjitha problemet që ti shtrove”, tha Basha.