Kryesore Të dënuar në Itali për drogë, OFL u dërgon formularët dy vëllezërve...

Të dënuar në Itali për drogë, OFL u dërgon formularët dy vëllezërve vlonjatë

Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy të dënuarve për krim të organizuar. Dy individët duhet t’i përgjigjen pyetjeve brenda 48 orëve.

Vëllezërit që janë shënjestruar nga OFL për të justifikuar burimin e pasurisë identifikohen si Altin dhe Mikel Çuçaj, banues në Vlorë dhe të dënuar nga Gjykata e Torinos për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Përgjigjet e tyre do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vëllezërit Çuçaj janë pronarë të një kompleksi turistik në Radhimë.