Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 15 shtatorit 1928, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit amerikan Calvin Coolidge dërguar mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një telegram nga Z. Coolidge për mbretin Zog
Tiranë, 14 shtator. – Mbreti Zog sapo ka marrë shkresën e mëposhtme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara:
“Unë jam i kënaqur t’i përcjellë Madhërisë Tuaj dhe popullit shqiptar urimet e mia me rastin e ngjitjes tuaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në formimin e dëshirave më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë Tuaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë.”
(Nënshkruar): CALVIN COOLIDGE
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania