Aktualitet Tensione tek Gjykata e Tiranës, banorët e “Astirit” përplasen me policinë

Tensione tek Gjykata e Tiranës, banorët e “Astirit” përplasen me policinë

Tensione dhe perplasje para Gjykates se Tiranës ku pritet të jepet masa e sigurise për dy personat e ndaluar per protesten e pak diteve me pare.

Mësohet se policia ka mberritur te bente shoqersimin e dy personave te tjere qe sipas saj ishin te kerkuar.

Babë e bir, Maliq dhe Eduart Ferhati të ndaluar dy ditë më parë dolën sot në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë Forcat operacionale kishin shkuar për të ndaluar dhe dy persona të tjerë të shpalllur në kërkim, Skender Doda dhe Shpetim Billa.

Momenti i ndalimit u shoqërua me tensione.

Ish deputeti i PD-se Klevis Balliu deklaroi ne nje prononcim për shtyp se ndalimi i tyre ishte i padrejtë, pasi Skender Doda nuk kishte bërë asgjë.

“Keta duan dhune, gjak. mos u provokoni, ne duam vetem drejtesi dhe jo dhune”, ka thene ai, duke leshuar akuza ne adrese te policise dhe kryeministrit qe denon njerez qe jane ne te drejten e tyre.