Aktualitet Tenton të përdhunojë një grua, pranga gjirokastritit

Tenton të përdhunojë një grua, pranga gjirokastritit

Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi ka tentuar të përdhunojë një grua.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se i arrestuari është Kastriot Ahmeti, 56 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj.

Personi në fjalë ka tentuar të përdhunojë ditën e djeshme V.F, 59 vjeçe. Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.