Bota “Teoria e të çmendurit”, inteligjenca amerikane: Putin, një strateg i aftë, po...

“Teoria e të çmendurit”, inteligjenca amerikane: Putin, një strateg i aftë, po përdor strategjinë e Nixon

I sëmurë apo i çmendur? Ka që mbështesin idenë se Vladimir Putin ka humbur kontaktin me realitetin dhe shkaqet më të mundshme janë dy: efektet anësore të Long Covid ose një inskenim i pabesueshëm. Inskenimi, e njohur si “teoria e të çmendurit” i atribuohet presidentit amerikan Nixon. Dhe pikërisht në këtë hipotezë po arsyetojnë agjencitë kryesore të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara që nga momenti kur Vladimir Putin zgjodhi linjën e ashpër përtej çdo arsyeshmërie.

Në fillim kërcënimet pa fund drejt Perëndimit (e cilësoi “një fabrikë dhe perandori gënjeshtrash) pastaj vuri në gatishmëri forcat e parandalimit bërthamor që përfshin edhe armët bërthamore, por edhe deklaratat mbi Ukrainën si “vend për tu denazifikuar” dhe madje qortimi zyrtar ndaj Sergey Naryshkin, drejtues i spiunazhit të jashtëm të Moskës, që mbështeste idenë e rrugës së dialogut. Për NATO-n, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara dhe Europën, Vladimir Putin ka humbur kthjelltësinë që gjithmonë e ka shquar.

Teoria e të çmendurit është një sjellje politike e huaj që synon të trembë armiqtë duke i bindur se mund ti sulmosh me reagime jashtëzakonisht joproporcionale, pra si i çmendur. I është atribuuar Richard Nixon-it, që e ktheu në një element fondamental të interpretimit të tij të politikës së jashtme amerikane, në vitet 1969–1974, kohë në të cilën ishte president i SHBA-ve. Ishte pikërisht Nixon ai që shpjegoi trajtimin e tij të luftës së Vietnamit, në dukje irracionale, duke thënë se dëshironte të besohej se ishte i fiksuar nga komunizmi, sa do të mund të sulmonte kudo dhe me çdo lloj force, edhe kundër interesave amerikane, dhe kështu ishte më mirë ta kënaqje për të evituar rreziqet.

Një tjetër përbërës i nevojshëm për teorinë e të çmendurit është disponushmëria e armëve të rrezikshme dhe të pandalshme, si armët bërthamore, të cilat ruajnë të njëjtën funksion që kishin gjatë kohës së Luftës së Ftohtë: asnjë armë tjetër nuk mund të çlirojë një fuqi të tillë sa ato në një kohë të shkurtër. Por ajo që është më e rëndësishme është të demonstrosh me akte force që nuk është e vogël mundësi që mund ti përdorësh. Vetëm kështu mund t’iu japësh besim kërcënimeve të tua dhe presionit ndërkombëtar mbi shtetet e tjera dhe botën.

Inteligjenca amerikane ka frikë se sjellja me raste e pakuptueshme e Vladimir Putin mund të jetë një blof për të ngatërruar dhe hutuar Perëndimin.

“Nuk do të ishte hera e parë që në marrëdhëniet ndërkombëtare dikush kërkon të hiqet qëllimisht irracional, në mënyrë që të detyrosh kundërshtarin që të jetë i kujdesshëm. Nëse është kjo ajo që po bën Putin, atëherë ai po e bën në mënyrë tejet të frikshme”, shpjegon Michael A. Horowitz, analisti sigurisë për Beck Institute.

Një gjë është e sigurtë: janë të qëllimshme apo jo, lëvizjet e Vladimir Putin e kanë vendosur tashmë Perëndimin në një pozicion të vështirë. Shumica e analistë perëndimorë mendonin se presidenti rus po luante bllofin për kërcënimin e pushtimit të Ukrainës. Një tezë që në mënyrë dramatike doli e gabuar.