Kryesore Tetë viktima dhe 563 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë viktima dhe 563 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e pandemisë në 24 orët e fundit, ku nga 2723 testime kanë rezultuar pozitivë 563 qytetarë, ndërsa janë shënuar 8 humbje jete.

Testimet në laboratorët privatë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga sot në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.

Rastet e reja

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 563 qytetarë në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Mes viktimave, edhe një 33-vjeçare pa sëmundje bashkëshoqëruese

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçare nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Prrenjasi, një 65-vjeçar dhe një 66-vjeçar nga Tirana, një 74-vjeçar nga Pogradec, një 76-vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore            563

Të shëruar ne 24 orë            150

Të shtruar në spitale           367

Humbje jete në 24 orë           8

Testime ditore                  2723

 

Testime totale            143,804

Raste pozitive          25,294

Raste të shëruara       12,353

Raste Aktive             12,362

Humbje jete                579

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         6034

Durrës               1037

Fier             949

Korçë           759

Shkodër          742

Elbasan          624

Lezhë           559

Vlorë             544

Berat             367

Kukës             300

Gjirokastër       322

Dibër             125