Bota “Time” shpall 100 personat më me ndikim në botë

“Time” shpall 100 personat më me ndikim në botë

Këngëtarja Taylor Swift, gazetari i televizionit Gayle King dhe ylli i futbollit Mohamed Salah janë ndër gjashtë fytyrat e famshme të botuara në kopertinën e botimit vjetor të “100 njerëzve më me ndikim në botë” të revistës Time.

Yjet e tjerë që mbulonin kopertinën  ishin edhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi dhe aktorët Sandra Oh dhe Dwayne Johnson. Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton përshkroi Pelosi “si dëshmi e gjallë kur është fjala për marrjen e punës nga një grua”.

Johnson u vlerësua për krijimin e një mjedisi pozitiv të punës, ndërsa Oh është cituar për jetën e saj krijuese. Muzikanti Shawn Mendes shkroi se Swift “bën gjithë të moshuarit të ndjehen të ri përsëri.” Beyoncé shkroi një ese mbi zonjën e parë Michelle Obama. Presidenti Donald Trump dhe këshilltari special Robert Mueller ishin gjithashtu në listën e këtij viti.

Në kategorinë e liderëve, zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini është i vetmi italian përkrah personaliteteve si Papa Francesco,  Donald Trump, XI Jinping,  Greta Thunberg etj.

“Është lideri më i diskutueshëm në Europë, e pas zgjedhjeve europiane të majit, mund të jetë dhe lideri më i fuqishëm në Europë”, shkruan Time.

Nën komentin e analistit politik amerikan, Steve Bannon, Time e prezanton Matteo Salvinin me sloganin “Erdhi, pa e poston në Facebook”.

“Është politikani më antikonvecional, një turbinë takimesh,  fjalimesh, energjie e të gjitha live në profilet e tij sociale. I financuar me pak para, por me mjaft kurajë, këmbëngulje, Salvini shpreh një mesazh të qartë”, shkruan ai. “Solli rilindjen e krenarisë kombëtare italiane si dhe i diktoj Brukselit ligje mbi politikat e emigracionit.”