Sport Tirana nuk di të ndalet më, Bylisit i mjafton një penallti ndaj...

Tirana nuk di të ndalet më, Bylisit i mjafton një penallti ndaj Luftëtarit

Pas triumfit në derbi, te bardheblutë e Tiranës duket se situata ka ndryshuar totalisht.

Skuadra e drejtuar tashmë nga Egbo ka fituar edhe në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e Laçit, ku triumfoi me rezultatin 1-2.

Edhe pse skuadra vendase kaloi e para në avantazh, bardheblutë përmbysën rezultatin me talentin 18-vjeçar, Muçi, i cili realizoi dy gola në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se Kukësit i vendit të parë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të diele, Bylisit i mjaftoi një penallti në pjesën e parë për të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Luftëtarit.

Ndërkohë, ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës në Vlorë u shty për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat rënduan terrenin.