Është regjistruar sërish një lëkundje relativisht e fortë tërmeti në Durrës.
Sipas IGJEUM, lëkundja e orës 22.05 ishte me magnitudë 4 të shkalles Rihter, me epiqendër në Safetaj (Durrës) dhe thellësi 36 km.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, por zgjatën vetëm pak sekonda.
Ministria e Mbrojtjes, referuar komunikimeve me shtabet e emergjencave në qarqet Tiranë e Durrës, thotë se nga tërmeti nuk ka dëme materiale.