Kuriozitete Toka ka pasur më shumë zhdukje masive të gjallesave sesa kemi menduar

Toka ka pasur më shumë zhdukje masive të gjallesave sesa kemi menduar

Sot jemi përfshirë në një krizë të madhe biodiversiteti, por të dhënat tregojnë se vite më parë bota është përballur me kriza të tjera edhe më të mëdha. Në 1982 paleontologët Jack Sepkoski dhe David Raup në Universitetin e Çikagos, studiuan zhdukjen e gjallesave në tokë. Ata shpjeguan se fundi i epokës së quajtur “Periman”, një ndër ngjarjeve më të mëdha të zhdukjes së gjallesave, e cila ka ndodhur rreth 252 milionë vjet më parë, eliminoi 95 përqind të specieve në tokë.

Në atë kohë, studimet më pas treguan për një tjetër ngjarje që mund të ketë qenë më e madhe se sa “Periman”. Rreth tetë milionë vjet më parë, bota ka përjetuar epokën “Guadalupian”. Shkencëtarët tani po argumentojnë se kjo humbje ishte shumë e madhe, për t’u radhitur në ngjarjet e apokalipseve dhe ata kanë propozuar një grupim të ri të ngjarjeve më të mëdha për sa i përket zhdukjeve të specieve në tokë. Në historinë e jetës ka pasur shumë pengesa për të mësuar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por gjeologët janë përpjekur të zbulojnë gjithçka që është shkaktuar nga shkaqet natyrore. Ka prova të shumta që tregojnë që shumë nga këto ngjarje globale, u shoqëruan me zhdukjen e oksigjenit në oqeane, një simptomë që vjen nga ngrohja globale.

Fundi i epokës Guadalupian është shënuar nga vargmalet Emeishan në Kinën jugperëndimore, të cilat janë monument i gjallë pas një shpërthimi vullkani rreth 260 milionë vjet më parë. Kjo ngjarje lëshoi sasi të mëdha metani dhe dyoksidi karboni që shkatërroi klimën, duke vrarë rreth 60 përqind të gjallesave detare. Vargmalet të tilla ekzistojnë në të gjithë botën dhe kjo është dëshmi që humbja e gjallesave ka qenë në masë të madhe.

“Çdo fenomen është i lidhur me njëri-tjetrin”, thotë Michael Rampino, një gjeolog në universitetin e Nju Jork.

Për shembull artet antike që gjejmë nëpër shpella, përshkruajnë skenat e gjuetisë përpara shumë vitesh. Gjeologët që studiojnë zhdukjet masive nuk kanë qenë gjithmonë në kërkim të bazaltëve të përmbytjeve. Por duke filluar nga vitet 1980, Luis dhe Walter Alvarez hodhën hipotezën se nga goditjet e një meteori mund të shpjegojnë zhdukje të tjera masive. Gjatë viteve të kaluara, metodat e përparuara të radiometrive kanë treguar gjithnjë data të sakta për ngjarjet gjeologjike. Me zhvillimin e teknologjisë gjeologët mund të shpjegojnë më mirë ngjarjen Guadalupia, që ka përkuar me krizën e zhdukjes së dokumentuar në të dhënat fosile.

Në një studim të botuar së fundmi, autori Shu-Zhong Shen në universitetin Nannjing ka treguar të dhëna të reja për vargmalet Emeishan. Ndryshimet e ekosistemit në fund të ngjarjes Guadalapian ishin dramatike dhe gjallesat nëpër dete u zhdukën pasi gazet e tepërta bënë që uji të kthehej në acid.

Paleontologët dinë më pak për viktimat në tokë, por në mesin e tyre mendohej të ketë qenë një grup proto-gjitarësh të mëdhenj, të skeletuar me trashësi, të quajtura “dinocefalianë”.

Ekspertët kanë ende dyshime në lidhje me vlerësimin e studimit për ashpërsinë ekologjike në fund të epokës Guadalupian. Nivelet e deteve arritën pikën e tyre më të ulët gjatë kësaj periudhe dhe u ngritën përsëri, që do të thotë se relativisht janë krijuar shumë pak shkëmbinj, ku ekspertët mund të marrin të dhëna.

“Disa nga zhdukja e ekosistemeve mund të jenë thjesht përkeqësimi i cilësisë ose sasisë së gazeve në atmosferë. Gudalapian është epoka më e madhe e shkatërrimit të tokës. Për të parandaluar një tjetër ngjarje të tillë, duhet të kujdesemi për tokën dhe ambientin”, shprehet Shu-Zhong Shen.

Ndër të tjera ai shprehet se është i shqetësuar për ndryshimet vazhdueshme klimaterike, që janë thelbi i rinimit të jetesës në tokë.

/National Geographic