Aktualitet Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë së Tiranës

Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë së Tiranës

Tonin Vocajt

Tonin Vocaj është emëruar sot Drejtori i Policisë së Tiranës. Ndërsa Lorenc Panganika është vendosur drejtori i Policisë së Fierit.

Alet Shatro është emëruar zëvendës drejtori i Hetimit të Krimeve në Tiranë.

Këto vendime u morën gjatë mbledhjes së zhvilloi sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me shefat e sektorëve dhe komisariateve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës.

Tonin Vocaj mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm

Ndërsa Panganika drejtoi Policinë e Tiranës që nga tetori i vitit 2021, kur drejtori i atëhershëm Gledis Nano emëroi krerët e rinj të policisë në qarqe.