Extra “Tradhti e ulët, Meghan ndau dy vëllezërit e tani po copëton Familjen...

“Tradhti e ulët, Meghan ndau dy vëllezërit e tani po copëton Familjen Mbretërore”

Gazetari dhe moderatori i njohur britanik, Piers Morgan, ka lëshuar një seri kritikash të ashpra kundër Dukës Harry dhe Dukeshës Meghan, duke pretenduar se vendimi i tyre për t’u larguar nga detyrat e larta mbretërore ishte një “mënyrë e turpshme për të trajtuar Mbretëreshën”.

Morgan, i cili është moderator i emisionit “Mirëmëngjes Britani”, postoi disa reagime në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje duke këmbëngulur se Meghan Markle e kishte “ndarë Harry-n nga i vëllai William” dhe tani ishte “duke copëtuar familjen tonë mbretërore”.

Çifti zbuloi se ata synojnë të bëhen “të pavarur financiarisht” dhe planifikojnë të ndajnë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. Besohet se as Mbretëresha dhe as Princi Charles nuk u përpara se çifti të bënte deklaratën, duke e lënë familjen “të zhgënjyer”, sipas BBC-së.

Morgan e quajti vendimin si “një mënyrë të turpshme për të trajtuar Mbretëreshën”, duke shtuar: “Turp për Harry & Meghan, bënë një tradhëti të egër ndaj familjes”.