Aktualitet Tragjedia në Potam, Rama: Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem, drejtuesit e...

Tragjedia në Potam, Rama: Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem, drejtuesit e policisë të nxjerrin mësime

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Potam ku një vajzë vetëm 8 vjeçe u godit për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, tashmë ish-punonjës policie në Elbasan pa respektuar distancën nga bregu.

Rama kërkon që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem dhe se  drejtuesit e policisë të nxjerrin mësimet e duhura.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse”, shkruan Rama në Twitter.

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”, shkruan Rama.