Aktualitet Tre raste të reja me Covid-19 në Korçë, një mjek dhe dy...

Tre raste të reja me Covid-19 në Korçë, një mjek dhe dy infermiere

Edhe 3 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi në qytetin e Korçës.

Bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermiere në pavionin e patologjisë, në spitalin e Korçës.

Tre personat kishin shfaqur simptoma dhe më pas u është bërë tamponi, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Dyshohet se janë infektuar nga një e moshuar 80-vjeçe, e cila e kishte marrë virusin në QSUT.

Aktualisht është duke vijuar hetimi epidemiologjik në lidhje me këto raste.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 77 raste në të gjithë vendin.