Aktualitet Tre viktima në dy aksidente në pak orë

Tre viktima në dy aksidente në pak orë

Një viktimë dhe një person në gjendje të rëndë. Është ky bilanci i një tjetër aksidenti tragjik që ka ndodhur rreth orës 03:10 në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnjë, një nga njollat e zeza të rrugëve shqiptare.

Viktima Mandelino Rrebeshi 28 vjeç dhe shoku i tij Elisjon Hima 30 vjeç po udhëtonin me një automjet tip ‘Range Rover’ kur kanë humbur drejtimin duke përfunduar në një kanal me ujë.

Sipas dëshmitarëve, shkak është bërë shpejtësia e madhe e makinës, e cila ka shkulur për gati 3 metra bordurat anësore të rrugës duke u përplasur më pas me një shtyllë.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Elbasan–Cërrik, ku si pasojë humbën jetën 2 persona.

Ervis Driza 35 vjeç dhe Fatos Qosa 56 vjeç po udhëtonin me një motorçikletë kur u përplasën nga një automjet tip “Audi”.

Policia ka arrestuar drejtuesin e këtij automjeti, një 25-vjeçar nga fshati Jagodinë i Elbasanit.