Aktualitet Tritol pranë makinës së drejtoreshës së OSHKSH në Shkodër

Tritol pranë makinës së drejtoreshës së OSHKSH në Shkodër

Një sasi tritoli është vendosur pranë një mjeti të drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër (OSHKSH).

Lënda plasëse u shpërthye me telekomandim nga forcat xhenjo.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person me motor.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse.

Nuk ka asnjë të lënduar nga ngjarja.