Bota Trump akuzon sërish Biden për “situatën e turpshme” në Afganistan

Trump akuzon sërish Biden për “situatën e turpshme” në Afganistan

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nisi një sulm të qëndrueshëm kundër presidentit aktual Joe Biden dhe mënyrës se si ai zgjodhi të menaxhonte situatën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, të cilën ai e quajti “turpin më të madh të politikave të jashtme” në historinë e SHBA.

Trump, i cili e ka pohuar mundësinë se mund të garojë sërish për president në vitin 2024, e ka fajësuar vazhdimisht Biden, një demokrat, për rikthimin e militantëve talebanë në krye të Afganistanit, edhe pse tërheqja e forcave amerikane prej këtij shteti u negociua nga vetë administrata e Trump.

“Dalja problematike e Biden nga Afganistani është shfaqja më mbresëlënëse e paaftësisë nga një lider shteti,” tha Trump gjatë një tubimi të mbushur me mbështetësit e tij në Alabama, SHBA.

Liderët talebanë po mundohen të ndërtojnë një qeveri të re pasi forcat e tyre mësynë në të gjithë vendin, teksa ushtria amerikane vendosi të tërhiqej pas plot dy dekadash.

Nga ana e tij, Biden ka akuzuar ushtrinë afgane që refuzuan të luftonin, duke denoncuar qeverinë tashmë të mposhtur të Afganistanit dhe duke deklaruar se ai kish trashëguar një marrëveshje të keqe tërheqjeje të trupave nga ish-presidenti Trump.

Gjatë tubimit, Trump fajësojë Biden për situatën e krijuar, duke thënë se ai nuk e ka ndjekur aspak planin e administratës së tij, duke lënë pas mjete dhe pajisje ushtarake amerikane.

“Kjo nuk ishte tërheqje,” – tha Trump – “Ky ishte një dorëzim i gjithanshëm”.

Trump shtoi se talebanët, me të cilët ai kishte negociuar më parë, e respektonin atë. Ai gjithashtu tha se pushtimi i shpejtë i Afganistanit nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë ende president.

“Ne mund të ishim larguar me nder,” tha Trump. “Ne duhet të kishim dalë me nder. Por në fakt, ne dolëm me komplet të kundërtën e nderit.”