Bota Trump: COVID-19, sulmi më i keq në histori, ia kalon Pearl Harborit...

Trump: COVID-19, sulmi më i keq në histori, ia kalon Pearl Harborit dhe 11 Shtatorit

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është më keqe se sulmet ndaj Pearl Harbour dhe Qendrës Botërore të Tregtisë në New York.

“Ne kaluam sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë. Ky me të vërtetë është sulmi më i keq që kemi pasur ndonjëherë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo është më keqe se në Pearl Harbour. Kjo është më e keqe se në Qendrën Botërore të Tregtisë”.

Trump tha se pandemia mund të ishte ndalur nga Kina, por “nuk u bë”.

SHBA është vendi me numrin më të madh të infeksioneve me COVID-19 dhe vdekjeve në botë. Aktualisht, vendi ka më shumë se 1.2 milionë raste dhe më shumë se 72.000 vdekje.

Pearl Harbour është një bazë detare pranë Honolulu, Hawaii, e cila u godit nga një sulm i befasishëm të forcave japoneze në dhjetor të vitit 1941. Gjatë sulmeve u vranë 2.403 amerikanë, gjë që futi SHBA-të në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001, të organizuara nga udhëheqësi i vrarë i Al-Kaedës, Osama bin Laden, çuan në vdekjen e 2.753 personave kur grupi terrorist rrëmbeu avionët komercialë dhe i përplasi në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, duke shkatërruar një nga shenjat piktoreske të qytetit.