Kryesore Trump kundërsulmon: Obama i paaftë, falë tij jam president

Trump kundërsulmon: Obama i paaftë, falë tij jam president

Nuk ka vonuar reagimi i presidentit Donald Trump, ndaj kritikave dhe akuzave të paraardhësit të tij Barack Obama dhe kandidates demokrate për zëvendës presidente, Kamala Harris.

“Ai ka qenë një president i paaftë, i tmerrshëm dhe arsyeja përse unë jam këtu lidhet pikërisht me punën e keqe të Obamës dhe Biden”, tha Trump gjatë një konference për shtyp.

Ndërkaq, zemërimin ndaj komenteve të Harris, e zbrazi në rrjetin social Twitter. “A nuk ishte ajo që e quajti Biden racist? A nuk tha se ishte i paaftë?, pohoi Trump duke vënë në dyshim mbështetjen e Harris për kandidatin demokrat për presidencën.