Bota Trump, negativ ndaj koronavirusit. Në SHBA dyfishohet numri i të prekurve

Trump, negativ ndaj koronavirusit. Në SHBA dyfishohet numri i të prekurve

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë negativ nga testi i koronavirusit. Lajmin e dha mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

“Një javë pasi darkoi me delegacionin brazilian në Mar-a-Lago presidenti mbetet pa simptoma”, shkruan mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili konfirmon se vendimi për të vazhduar me testin erdhi të premten në mbrëmje pas “një diskutimi të thelluar”.

Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po rritet orë pas ore, tani mbi 2,9520, pothuajse dyfish në më pak se 24 orë.

Të paktën 58 kanë vdekur, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shëndetësore federale dhe lokale. Në Nju-Jork, viktima e dytë regjistrohet brenda një dite, një burrë 65 vjeç.

Në shtetin e Nju-Jorkut, numri më i madh i rasteve pozitive të pacientëve me koronavirus u rrit në 613 nga të cilat 269 në Big Apple