Bota Trump nuk është i pari. Kush janë presidentët e tjerë të SHBA...

Trump nuk është i pari. Kush janë presidentët e tjerë të SHBA që patën probleme shëndetësore?

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ndodhet prej disa ditësh në spital për të marrë trajtim mjekësor në lidhje me koronavirusin, i cili i ndërpreu dhe fushatën elektorale për një mandat të dytë.

Edhe pse gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë përmirësuar ndjeshëm, me presidentin që doli për të përshëndetur mbështetësit jashtë spitalit, Donald Trump, nuk është i pari drejtues i Shtëpisë së Bardhë që pati probleme me shëndetin e tij gjatë presidencës.

Në vitin 1813, James Madison informoi anëtarët e Kongresit se e kishte të pamundur që të takohej me ta, por pa dhënë detaje për problemin e tij me stomakun dhe temperaturën që e mbajtën të sëmurë për një muaj. Gjendja e tij u rëndua aq shumë sa që nuk mundte të lexonte as dokumentet e Kongresit.

Në 1893, presidenti Grover Cleveland mori trajtim për një tumor në gojë, por ai donte ta fshihte faktin se ishte sëmurë dhe se i nevojitej një operacion. Për të shmangur spitalin, ku informacioni do të dilte, doktorët ndërmorën operimin e presidentit në jahtin e një mikut të tij.

Rasti më i njohur është ai i presidentit Franklin D. Roosevelt, i cili humbi aftësinë për të ecur pa paterica dhe Shtëpia e Bardhë që mundohej të fshihte efektet e paralizës së tij në publik.

Edhe problemet shëndetësore të presidentit më të ri amerikan, John F. Kennedy nuk u mësuan përveçse pas shumë vitesh. Ai vuante nga sëmundja Addison, një çrregullim i veshkave.

Megjithatë, në krahasim me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, asnjë nga sëmundjet e tyre nuk ishte ngjitëse.