Bota Trump për Biden: Kandidati më i keq që ka pasur ndonjëherë Partia...

Trump për Biden: Kandidati më i keq që ka pasur ndonjëherë Partia Demokratike

Menjëherë pas mbarimit të Konventës Republikane, ku pranoi kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, presidenti amerikan u ndal si stacion i parë në New Hampshire, prej nga ku vijoi akuzat ndaj rivalit te tij Joe Biden

“Besoj se kam nderin të konkurroj ndaj kandidatit më të keq që ka pasur ndonjëherë Partia Demokratike”, tha Trump.

Duke u bazuar tek fjalët e bashkëpunëtorit të tij Mike Pence që tha se Amerika nuk do të jetë e sigurt nëse fiton Biden, Trump e mohoi kategorikisht që rivali ka shanse të fitojë.

“Nuk do ta lejojmë të ndodhë. Nuk kemi ndërmend të lejojmë që vendi ynë të shkatërrohet nga një tufë të paaftësh”, shtoi presidenti.

Nuk mund të linte pa përmendur edhe kandidaten për zv.president Kamala Harris.

“Nëse kundërshtarët tanë të huaj do të hartonin një plan për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara nga brenda, mjafton të mbështeten tek dyshja Biden-Harris”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në zgjedhjet e vitit 2016 Trump humbi në New Hampshire përballë Hillary Clinton, ndërsa sivjet sondazhet flasin për një ngritje të popullaritetit përballë Biden.