Bota Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kryeministrja suedeze Andersson me presidentin turk Erdogan

Turqia do të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, nëse vendet nordike nuk mbajnë premtimet e dhëna, që përmbushin kërkesat e sigurisë së Ankarasë.

Kështu u shpreh këtë të hënë, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, shkruan Reuters.

“Dëshiroj të kujtoj edhe një herë se nëse këto vende nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përmbushur kushtet tona, ne do të bllokojmë procesin e anëtarësimit”, tha Erdogan.

Pranimi i vendeve nordike në NATO duhet ende të miratohet nga parlamentet e të 30-të anëtarëve të NATO-s dhe parlamenti i Turqisë mund ta refuzojë ende ratifikimin e marrëveshjes.

Turqia, Finlanda dhe Suediat nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, gjatë Samitit të NATO-s të zhvilluar në Madrid muajin e kaluar.

Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e 33 të dyshuarve për terrorizëm nga Finlanda dhe Suedia.