Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
51-vjeçari ka qenë duke lëvizur me motor kur ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq. Ai ka rënë në një kanal me ujë, ku e ka marrë rrjedha.
Gjatë orëve të para të mëngjesit gjatë kontrollit që të çon në lumin Kir, është bërë i mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Informacioni i Policisë:
Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.