Aktualitet U akuzua nga ish-presidenti Galatasaray për mashtrim, Sinan Idrizi shpallet i pafajshëm...

U akuzua nga ish-presidenti Galatasaray për mashtrim, Sinan Idrizi shpallet i pafajshëm nga gjykata turke

Adnan Polat dhe Sinan Idrizi

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania, i cili ishte akuzuar për mashtrim nga biznesmeni turk Adnan Polat, një nga ish-presidentët e Galatasaray, është shpallur i pafajshëm nga gjykata në Turqi.

Adnan Polat kishte akuzuar Sinan Idrizin se e ka mashtruar me premtimin për “blerjen e një kompanie nafte” dhe më pas e kishte paditur me akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milionë Dollarë. Këtë shumë, Polat pretendonte se ia ka dhënë Idrizit si garanci për blerjen e kompanisë.

Nga media të ndryshme është bërë e ditur se pas dështimit të marrëveshjes, biznesmeni turk i ka kërkuar mbrapsht garancinë Idrizit, por nuk ka arritur t’i marrë paratë. Ndërsa nga ana tjetër Idrizi i ka mohuar akuzat duke i cilësuar këto lajme si të sponsorizuara nga mediat.

Pas ankesës kundër Sinan Idrizit kishte filluar një proces gjyqësor për “mashtrim të kualifikuar” me një kërkesë prej 3 deri në 10 vjet burg, nga i cili ai doli i lirë.

I pandehuri Sinan Idrizi dhe avokatët e tij kanë marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Stambollit, ndërsa Adnan Polat nuk ishte i pranishëm.

Ndërkohë që duke folur në seancë, i pandehuri Idrizi ishte shprehur me këto fjalë: “Nuk mund të ketë mashtrim nga unë dhe nga familja ime. “Ky është ofendimi më i keq për mua.”

Pas deklaratës së marrë, prokurori i seancës ka kërkuar që Idrizi të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga akuzat e ngritura kundër tij.

Pas këtij vendimi Adnan Polat ishte shprehur i zhgënjyer me fjalët se “ai u shpall i pafajshëm, edhe pse më kishte mashtruar”.