Aktualitet U arrestua për vjedhjen e një tapeti, 27-vjeçari ndërron jetë në QSUT 

U arrestua për vjedhjen e një tapeti, 27-vjeçari ndërron jetë në QSUT 

27-vjeçari Jani Rustemi ka ndërruar jetë në QSUT. Ai ka qenë në koma pasi u arrestua nga forcat e Komisariatit Nr.2.

Rustemi ka pësuar arrest kardiak dhe është ndarë nga jeta rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

I riu u arrestua më 12 prill 2023 për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 prill, Jani Rustemi u dërgua në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.

E ëma e të riut, Pranvera Rustemi denoncoi nw media rastin, duke thënë se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion. Ajo tha se djali nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Sipas policisë, Rustemi më datë 14 Prill, teksa ka qenë i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka shfaqur shqetësime shëndetësore. Po në të njëjtën ditë, sipas policisë, i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij është përmirësuar.

Jani Rustemit dyshohet se i është dhënë metadon, gjë që i shkaktoi rënien në koma.