Aktualitet U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh pesë të rinjtë në...

U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh pesë të rinjtë në Fushë të Zezë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër kanë shpëtuar 5 të rinjtë që u bllokuan nga dëbora në Fushë të Zezë të Malësisë së Madhe.

Mësohet se ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime, por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet nga policia për në Razëm, atje ku pret autoambulanca.

Pesë të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë për të rrëshqitur me ski, por temperatura e ulët, në kushtet kur dëbora atje është mbi 1 metër trashësi, e vuri në rrezik jetën e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.

Në këto kushte nisi në orët e pasdites operacioni i shpëtimit nga FNSH Shkodër, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm  pasi shpëtoi jetën e pesë të rinjve nga Bajza e Kastratit