Kuriozitete U ndanë në fëmijëri, fati i ribashkon pas 70 vitesh

U ndanë në fëmijëri, fati i ribashkon pas 70 vitesh

Dy të moshuara që humbën kontaktin për 70 vite më në fund janë ribashkuar.

Nora Boardman dhe Eileen Gill, krejt rastësisht u zhvendosën për të jetuar në të njëjtën azil për të moshuar.

Boardman, 91 vjeç, u zhvendos në një shtëpi të re të kujdesit Crispin Court Care Home në Stafford, West Midlands në gusht të vitit të kaluar dhe u habit kur pa miken e saj të rinisë, 89-vjeçaren Gill që erdhi në të njëjtën qendër në janar.

Ato e njohën njëra-tjetrën menjëherë pavarësisht se kishin kaluar 7 dekada pa u parë.

“Mendoja se nuk do ta takoja kurrë Eileen pasi rrugët tona u ndanë kur ishim fëmijë. Nuk mund ta besojmë që tani jetojmë nën një çati dhe do shikohemi çdo ditë. Ndihem me fat dhe duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Nora.

Shoqet e fëmijërisë u rritën në Eccleshall, Staffordshire por Eileen u zhvendos 20 milje larg në fshatin Brewood në moshën 12-vjeçare ndaj ato humbën kontaktet me njëra-tjetrën.

Tani Nora dhe Eileen do e kalojnë pjesën tjetër të jetës bashkë.