Aktualitet U plagos në 1997 në përplasje me bandat, ministri rikthen në detyrë...

U plagos në 1997 në përplasje me bandat, ministri rikthen në detyrë policin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar se ka rikthyer në punë një ish-punonjës të liruar nga detyra që nga viti 2009.

Në një postim në Twitter, Lleshaj thotë se Nebi Hyskaj ka mbetur i plagosur në 1997 në përplasje me bandat kriminale.

“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit. Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë”, shkruan Lleshaj në Twitter.