Bota U prek nga koronavirusi, infermierja italiane vret veten për të mos infektuar...

U prek nga koronavirusi, infermierja italiane vret veten për të mos infektuar të tjerët

Një infermiere italiane vrau veten pasi doli pozitive me koronavirus, nga frika se mos infektonte të tjerë persona.

34-vjeçarja Daniela Trezzi punontë në linjën e parë në një spital të Lombardisë, rajoni më i prekur në Itali nga COVID-19.

Federata e Infermierëve Italianë konfirmoi vdekjen e saj dhe sqaroi se ajo po kalonte “stres të madh” për shkak se mos infektonte të tjerët.

Sipas kësaj federate, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe javën e kaluar me një infermier tjetër, kësaj radhe në Venecia.

“Secili prej nesh ka zgjedhur këtë profesion për të mirë dhe për të keq: ne jemi infermierë. Kushtet dhe stresi nën të cilin punojmë është tashmë në sytë e të gjithëve”, lexohet në një komunikatë të Federatës së Infermierëve Italianë.