Kulturë U shërua nga COVID-19, Tom Hanks kthehet në shtëpi

U shërua nga COVID-19, Tom Hanks kthehet në shtëpi

Një lajm i mirë vjen nga një prej aktorëve më të dashur në gjithë botën, Tom Hanks.

Disa javë më parë  ai tronditi të gjithë duke deklaruar pozitivitetin e tij dhe të bashkëshortes Rita Wilson, ndërkohë që ndodhej në Australi për xhirimet e një filmi, dhe shtruarjen e tyre në spital.

Çifti i Holliwoodit që nga ai lajm ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke dhënë gjithmonë këshilla për të tjerët dhe duke shpërndarë pozitivitet.

Por dje vetë aktori 63-vjeçar përmes Twitter ka deklaruar se tashmë ata janë rikthyer në Shtetet e Bashkuara, të shëruar nga virusi.

“Jemi në shtëpi, dhe tashmë si gjithë të tjerët në Amerikë, do t‘i përmbahemi rregullave të qëndrimit në shtëpi dhe distancimit social”, tha Hanks.

Në Australi, aktori duhet të xhironte një film i bazuar mbi jetën e mitit të rrokut Elvis Presley, ku ai do të interpretonte menaxherin e këngëtarit. Filmi, natyrisht, për momentin është pezulluar.