Bota Ukraina vret një tjetër gjeneral të lartë rus

Ukraina vret një tjetër gjeneral të lartë rus

Një oficer i lartë rus është vrarë nga forcat ukrainase, sipas ushtrisë ukrainase.

Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov ishte komandanti i distriktit ushtarak të 29-të lindor të Rusisë, tha Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Detajet e vdekjes së tij nuk dihen dhe nuk ka asnjë koment nga pala ruse.

Të paktën dy oficerë të tjerë të së njëjtës gradë thuhet se janë vrarë që nga fillimi i luftës dy javë më parë.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë më parë se fakti që oficerë të tillë të lartë rusë janë ekspozuar ndaj rrezikut mund të jetë një shenjë e zhgënjimit që avancimi i tyre ka ngecur.