Ekonomi Ulet lehtë çmimi i naftës dhe benzinës

Ulet lehtë çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendosi sot të ulë çmimet e karburanteve. Nga pasditja e kësaj të enjte nafta do të tregtohet me 206 lekë litri, nga 210 lekë që ishte në 24 orët e fundit.

Ndërsa benzina do tregtohet me 1 lekë më pak, 197 leëk/litër.

Çmimi për gazin ka mbetur i pandryshuar.

Bordi i transparencës sqaron se vendimi bazohet në të dhënat e bursës Platts të Mesdheut, si dhe në faturat zyrtare të operatorëve.