Bota Universiteti britanik, statujë në nder të Greta Thunberg

Universiteti britanik, statujë në nder të Greta Thunberg

Nuk mund të mohet se Greta Thunberg ka bërë një rrugëtim të gjatë, drejt objektivave të saj. Vajza dikur adoleshente që me një pankartë të vogël manifestonte e vetme përballë ministrive duke braktisur shkollën, në mënyrë që institucionet të përkrahnin politikat mjedisore, duke sikur i përket një epoke tjetër.

Në fakt, bëhet fjalë për vitin 2018, ku nga e panjohur suedezja u bë simbol i qasjes ekologjiste të rinisë, duke arritur të bëhet edhe personazhi i vitit për revistën prestigjioze “Time”.

Por tani Thunberg ka rritur një tjetër etapë, vërtet ngazëlluese dhe ndoshta e paprecedent për një vajze aq të re.

Një universitet britanik, ai i Winchester, ka porositur një statujë prej bronzi të aktivistes, që u ekspozua në ambientet e jashtme e institucionit arsimor, aty ku mendohet që do të mbetet si një nga monumentet e përhershme të atij universiteti.

Drejtuesit e Winchester University mendon se statuja përfaqëson një mesazh për të gjithë studentët, dhe një shembull për aktivizmin në moshat e reja.

Statuja, e realizuar nga skulptorja Christine Charlesworth, i ka kushtuar rreth 30 mijë euro universitetit.

Por studentët e universitetit e kanë cilësuar këtë statujë si “një projekt vanitoz” dhe deklaruan që paratë duhej të ishin shpenzuar për çështje më të rëndësishme.

“Greta është një e re që është përballur me vështirësi të ndryshme në jetë, dhe tashmë është një lidere botërore të aktivizmit mjedisor”, deklaroi zëvendës dekani Joe Carter për të justifikuar zgjedhjen.