Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) ndaloi aeroplanët civilë amerikanë të fluturonin në Irak, Iran dhe hapësirën ajrore të Gjirit Persik të martën natën, disa orë pas sulmit iranian mbi bazat ushtarake amerikane në Irak.
“Administrata Federale e Aviacionit ka dërguar një mjoftim për Pjesëmarrësit e Trafikut Ajror (NOTAM), lidhur me kufizimet e fluturimit që ndalojnë operatorët e avionëve civilëqë të fluturojnë mbi Irak, Iran, mbi Gjirin Persik dhe mbi Oman”, tha FAA. .
Këto kufizime fluturimi vijnë pas lëshimit të raketave iraniane drejt bazave amerikane në Irak, si përgjigje ndaj sulmi amerikan që vrau gjeneralin iranian Qassam Soleimani në Bagdad javën e kaluar.