Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it 3 lista me adresa online ku vihen baste dhe kërkon mbylljen e tyre.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën me dije se ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga AMLF.
“Çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme”, apelon AKEP.
Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve online në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende. Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit.