Politika Ursula von der Leyen flet sërish për Shqipërinë: Jam akoma e drithëruar…

Ursula von der Leyen flet sërish për Shqipërinë: Jam akoma e drithëruar…

Pasi u shpreh e emocionuar sapo u dha shuma e mbledhur në Konferencën e Donatorëve, prej 1.15 miliardë euro, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, reagon sërish me një tjetër mesazh.

Në një postim në Twitter, Von der Leyen, poston një përmbledhje të arritjes dhe deklaratës së saj, ndërsa në videomesazh janë foto nga post-tërmeti.

“1.15 miliardë euro! Jam ende e drithëruar nga solidariteti që komuniteti ndërkombëtar tregoi me Shqipërinë”, shkruan Presidentja e KE-së.