Strategjitë më të efektshme të përmbajtjes së infeksionit vetëm e kanë ngadalësuar përhapjen e sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19.
Me Organizatën Botërore të Shëndetit që më në fund shpalli një pandemi, sytë e shumëkujt janë drejtuar nga perspektiva e një vaksine, sepse vetëm një vaksinë mund të parandalojë njerëzit të sëmuren.
Rreth 35 ndërmarrje dhe institucione akademike po garojnë për të krijuar një vaksinë të tillë, të paktën katër prej të cilave tashmë kanë kandidatë që kanë testuar te kafshët.
E para nga këto, prodhuar nga firma bioteknike me bazë në Boston, Moderna inc, ka hyrë në testime njerëzore që synon t’i shtojë, shkruan “The Guardian”.
Kinezët kanë identifikuar sekuencën e materialit gjenetik të Sars-CoV-2, virusit që shkakton Covid-19.
Kina e ndau atë sekuencë në fillim të janarit, duke lejuar grupet kërkimore në të gjithë botën që të kultivojnë virusin e gjallë dhe të studiojnë se si ai pushton dhe mposht qelizat njerëzore.
Koronaviruset kanë shkaktuar dy epidemi të tjera të kohëve të fundit – sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (Sars) në Kinë në 2002-04, dhe sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (Mers), i cili filloi në Arabinë Saudite në vitin 2012.
Covid i sotëm ndan midis 80% dhe 90% të materialit të tij gjenetik me virusin që shkaktoi Sars.
Të dy përbëhen nga një rrip i acidit ribonukleik (ARN) brenda një kapsule proteinike sferike që është e mbuluar me thumba. Brenda trupit të njeriut, ajo vihet fillimisht në posedim të makinerisë riprodhuese të qelizës. Me të prodhon kopje të vetes, përpara se ta vrasë qelizën në proces dhe të hidhet te tjetra.
Nëse vaksina arrin të prodhohet, më tej lind një problem tjetër: Sapo të miratohet, ajo do të nevojitet në sasi të mëdha dhe shumë prej organizatave që janë sot në garën e vaksinave Covid-19 nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm të prodhimit në shifra të tilla që kërkon bota sot, – shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.
“Pandemia, – thotë Wilder Smith, – me siguri do të ketë arritur kulmin dhe rënien përpara se të vihet në dispozicion një vaksinë. Një vaksinë mund të shpëtojë akoma shumë jetë, veçanërisht nëse virusi bëhet endemik ose qarkullon shumë vite – si gripi – dhe ka shpërthime të tjera, ndoshta sezonale. Por deri atëherë, shpresa jonë më e mirë është që të kufizojmë sëmundjen sa më shumë që të jetë e mundur.”
Për shkak se pandemitë kanë tendencë të godasin më shumë ato vende që kanë sistemet e kujdesit shëndetësor më të brishta dhe të pafinancuara mirë, ekziston një çekuilibër i qenësishëm midis nevojës dhe fuqisë blerëse kur bëhet fjalë për vaksinat.
Gjatë pandemisë së gripit H1N1 në 2009, për shembull, furnizimet e vaksinave u morën nga kombet që mund t’i përballonin ato, duke i lënë ato më të varfrat pa gjë.
Por mund të imagjinohet dhe një skenar i frikshëm ku, të themi, India – një furnizues i madh i vaksinave në botën në zhvillim – vendos që të përdorë prodhimin e saj të vaksinave për të mbrojtur së pari popullsinë e saj prej 1.3 miliardë, para se të eksportojë sasi të tjera nëpër botë.
E thënë shkurt, e njëjta vështirësi që ekziston sot për furnizim masiv me tampona ose maska, do ekzistojë edhe për vaksinën?