Kryesore Vaksinat “sekrete” të Shqipërisë erdhën nga Gjermania?

Vaksinat “sekrete” të Shqipërisë erdhën nga Gjermania?

Vaksinat që nisën dje të injektohen në stadiumin Air Albania kanë ardhur nga Gjermania.

Dokumentet e zhdoganimit të 975 dozave të para tregojnë se vendi i origjinës dhe i eksportit është Gjermania. Sipas dokumenteve, vaksina është prodhuar në filialin që Pfizer ka në Gjermani, ndërsa holluesit dhe shiringa që e shoqërojnë janë prodhuar në Itali.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë nuk dhanë detaje në lidhje me vendin nga ka ardhur vaksina, duke u mjaftuar me shprehjen “është një vend i BE-së që e ka kërkuar vetë të mos i përmendet emri”.

Po ashtu e paqartë ka qenë edhe procedura sesi është transportuar vaksina, duke ditur kushtet specifike që kërkon Pfizer-BionTech.

Vaksinat kanë mbërritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe janë transportuar direkt në stadiumin Air Albania.