KQZ i dha ditën e sotme mandatin dy deputetëve nga lista shumë-emërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.
Bëhet fjalë për Halil Jakimin për qarkun e Dibrës dhe Arlind Çaçanin për qarkun e Korçës.
Me dhënien e mandatit për dy deputetët, numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 102.
Opozita e bashkuar nga ana tjetër vijon të mos kthehet pas nga vendimi i marrë për djegien e mandateve, ndërsa ka nisur përgatitjet për protestën e madhe kombëtare, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill.