Aktualitet Vdekja e 4 turistëve në Qerret, reagon ambasada ruse në Tiranë

Vdekja e 4 turistëve në Qerret, reagon ambasada ruse në Tiranë

Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi zyrtarisht dy ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në një hotel në Qerret, ku 4 turistë rusë u gjendën të pajetë në ambientet e saunës.

Përmes një njoftimi të shpërndarë edhe në faqen e Facebook të ambasadës, konfirmohet vdekja e 4 shtetasve rusë: Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov dhe kërkkohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.

“Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe po heton rrethanat e asaj që ndodhi. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së shtetasve rusë. Të afërmit e viktimave janë njoftuar dhe do të bëhet riatdhesimi i trupave në atdheun e tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Katër turistë rusë, dy burra dhe dy gra u gjetën të pajetë brenda një saune në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.

Dyshohet se viktimat u asfiksuan nga qëndrimi më gjatë se ç’duhet në ambientet e saunës, por hetimet lidhur me shkaqet e ngjarjes vijojnë.