Aktualitet Vdekja e elektricistëve në Fier, në pranga drejtori dhe inxhinieri i OST

Vdekja e elektricistëve në Fier, në pranga drejtori dhe inxhinieri i OST

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku dy elektricistë humbën jetën nga rrëzimi i një shtylle, policia ka vënë në pranga 2 persona.

Të arrestuarit janë Andi Prifti, drejtor pranë OST-së së Fierit dhe Eriseld Lala, inxhinier pranë kësaj njësie operative.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 Kilovolt në fshatin Jagodinë të Fierit.

Një ditë më parë humbën jetën elektricistët Gjergji Duka, 50 vjeç nga Kuçova dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç nga Mallakastra.