Koreja e Veriut ka akuzuar Malajzinë për vdekjen e një prej qytetarëve të saj dhe është në pritje të kryerjes së proceduarve për kthimin e trupit.
Në reagim nuk përmendet emri i Kim Jong-nam, por mediat bëjnë me dije se referencat janë pikërisht për gjysmëvëllanë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ai ndërroi jetë pasi u helmua në aeroportin e Kualampurit dhe trupi i tij i pajetë gjendet ende në morg.
Dyshimet më të mëdha për autorët e vrasjes së tij janë të lidhura më shtetas koreano-veriore, të cilët janë larguar nga Malajzia menjëherë pas kësaj ngjarjeje.