Aktualitet Vdekja e Muratajt, gjykata i jep 2 javë kohë Prokurorisë

Vdekja e Muratajt, gjykata i jep 2 javë kohë Prokurorisë

Foto: Nga e majta, pasaporta greke e falsifikuar e Admir Muratajt

Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

Gjykata i kërkoi Prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt-ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e ardhës do të mbahet më 2 Maj ora 09:00.

Kujtojmë se Muarataj mbeti i vrarë pasditen e 9 Prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i tre grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë Marsit me më shumë se 1 shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.