Politika Veliaj shpall rikandidimin: Unë dhe Rama jemi më bashkë se kurrë

Veliaj shpall rikandidimin: Unë dhe Rama jemi më bashkë se kurrë

Erion Veliaj ka shpallur rikandimin për Bashkinë e Tiranës në një takim të organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Kreu i Bashkisë hodhi poshtë aludimet se mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama nuk kishte dialog.

Erion Veliaj: Pse besoj fort që ne bëjmë një kontrast të jashtëzakonshëm me të tjerët? Nëse një njeri bind familjen e vet, atëherë ajo familje mund të bindi shkallën e vet. Nëse bind shkallën mund të bindi pallatin, nëse bind pallatin e vet mund të bindërrrugicën, lagjen, qytetin dhe mund të bindë gjithë Shqipërinë të bashkohen me Partinë Socialiste.

Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë se nën qeverisjen e PS qytetet bëhen më të mira, ekonomia bëhet më e ndershme, mirëserdhët në familjen tonë. Pati shumë nga kundërshtarët që filluan të bënin diversion, Edi dhe Erioni nuk flasin. Më vjen keq t’ju zhgënjej, unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë, më të vendosur se kurrë për të çuar përpara Tiranën dhe ai të çojë përpara Shqipërinë europiane.

A jemi gati që të vazhdojmë këtë transformim dhe Piramidën e re të Tiranës ta kthejmë për fëmijët? A jemi gati që bulevardin e ri ta çojmë deri në fund. Partia Socialiste do të jetë numër 1 edhe në zonën e Astirit. A jemi gati për fitore në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë?

Kjo betejë do të ndërtohet nga ata që ndërtojnë, jo nga ata që prishin. 100 mijë veta që jemi sot, secili të takojë nga një njeri në këto 100 ditë, do të jemi 100 mijë më shumë. 100 ditë sprint për Tiranën edhe 100 ditë sprint për Shqipërinë.